Krijoi profil të rrejshëm që burri të mos e merrte kujdestarinë e fëmijëve, por zbuloi diçka shokuese

Angels Velkert ishte përfshirë në një histori të pabesueshme, për divorcin e saj dhe luftën për kujdestarinë e fëmijëve.

Lifestyle

01/02/2017 12:16

Ajo bëri një facebook të rrejshëm e cila i takonte 17 vjeçares Xhesika Stadebaker, për të manipuluar me burrin e saj dhe të shohë lidhjen e tij me një minorene në mënyrë që ta ketë më të lehtë divorcin dhe marrjen e fëmijëve nga ai, shkruan telegraf.rs, transmeton lajmi.net

Por gjatë kësaj, ajo mësoi më shumë se ç’kishte menduar.

Së shpejti, burri i saj Davidi e pranoi kërkesën për shoqëri dhe filloi të bisedojë me Xhesikën.

Nuk shkoi shumë kohë që David pyeti Xhesikën nëse kishte ndonjë mik në shkollë që mund të përkujdesej për gruan e saj për ta vrarë, në shumën prej 10 000 dollarëve.

Angels tani kishte prova se burri planifikonte që ta vriste atë. Ajo menjëherë e lajmëroi policinë, të cilët e arrestuan Davidin.

Sidoqoftë, gjashtë ditë para se David të shkëmbente mesazhe me Xhesikën, kishte pasur dyshime se profili i saj ishte i rrejshëm. Ai shkoi në polici dhe nënshkroi një deklaratë për profilin fals të vajzës, dhe vuri dyshimin se prapa profilit të saj qëndronte gruaja e cila dëshironte të luante me jetën e tij.

Kjo deklaratë ishte dëshmi në procedurat e divorcit, ku gruaja nuk ishte konsideruar në rregull prandaj edhe e humbi kujdestarinë e fëmijëve. /Lajmi.net/