Krijohet vitamina që redukton rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës

Një lloj i caktuar i vitaminës B3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të prekjes nga kanceri i lëkurës për 23%.

Lifestyle

14/05/2015 22:28

I njohur si ‘nikotinamidë’, vitamina tregoi se mund të riparojë ADN-në dhe të rivendosë imunitetin e lëkurës, sipas hulumtimit të publikuar të mërkurën në një konferencë të madhe të kancerit në SHBA.

Kjo është edhe dëshmia e parë që kanceri i lëkurës mund të reduktohet nëse përdoret kjo vitaminë e thjeshtë, së bashku me një mbrojtës të ndjeshëm ndaj diellit, tha udhëheqësja e hulumtimit Diona Damian, një profesoreshë e dermatologjisë në Universitetin e Sidnei, transmeton Lajmi.net.

Studimi përfshiu 366 pjesëmarrës të cilët ishin diagnostifikuar me të paktën dy kancer të lëkurës – të tillë si tumori basal qelizor dhe tumori ‘squamous’ i qelizave – në pesë vitet e fundit.

Gjysma e tyre kishin marrë 500 miligram të vitaminës dy herë në ditë, ndërsa gjysma e tjetër një hap të plotë, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit theksuan se kur pjesëmarrësit pacientë ndaluan marrjen e kësaj vitamine, rreziku i tyre për kancer të lëkurës u rrit menjëherë 6 muaj më vonë.

Kjo do të jetë ndoshta edhe vitamina e parë që mund të luftojë një kancer.