Krijohet tastiera vetëm me një buton, dhe ai është për hashtag

Pa marrë parasysh se sa i pëlqyer duket hashtag-u për gjuhët e botës dhe përdoruesit e mediave sociale, ky simbol i vogël duket se ka për të qëndruar shumë gjatë në mesin e njerëzve.

Auto & Tek

26/11/2014 15:17

Tani, ky simbol është duke shkuar edhe më tej sa që është krijuar një tastierë vetëm me këtë buton.

Projekti me bazë në Londër filloi nga menaxheri Ben Gomori, i cili e di se “sa e bezdisshme është që të mos kesh një buton hashtag-u”.

Pajisja, e quajtur ‘HashKey’, është e thjeshtë. Është vetëm një buton me simbolin “#” (hashtag) në fund të kabllos USB që futet në prizën e portit të llaptopit, transmeton Lajmi.net.

Për këtë pajisje është hapur një fushatë nga Gomori, për të dhuruar një donacion minimum prej $1 në faqen e tij, për ta realizuar këtë projekt në përmasa më të mëdha.