Krijohet pajisja që mundëson rritjen e bimëve në shkretëtirë

Roots Up, një organizatë jo-fitimprurëse, ka krijuar një pajisje e cila është e aftë të shfrytëzojë vesën dhe lagështinë nga mjedisi i jashtëm në mënyrë që t’i ujitë bimët brenda.

Auto & Tek

03/04/2015 19:05

Kjo pajisje, të cilës i është vënë emri “Shtëpia e gjelbër”, mund të revolucionarizojë bujqësinë në shkretëtira dhe në vendet me klimë të thatë, ku bimët aktualisht nuk mund të rriten.

Dizajni ishte përhapur në webfaqen e Roots Up që nga marsi i këtij viti, transmeton Lajmi.net.

Shtëpia e gjelbër kapë ajrin e nxehtë dhe lagështinë gjatë ngrohjes së ditës, duke krijuar një atmosferë më të mirë për rritjen e bimëve dhe pastaj gjatë natës, një litar mund të nxirret i cili kur largohet hapë një shul në krye të shtëpisë së gjelbër dhe lejon ajrin e ftohtë që të futet në të, përfundimisht duke arritur pikën e vesës dhe krijimin e kondensimit.

Pikat e ujit më pas kanalizohen në një cisternë për grumbullim dhe mund të përdoret për ujë të pijshëm apo për ujitje, transmeton Lajmi.net.

Në kohën e shiut, kjo pajisje mund të përdoret gjithashtu si një koleksionist shiu. Ky projekt pritet të fillojë së pari në zonat rurale të Etiopisë, vendi ku aktualisht vuajnë për ujë.

Videoja e shfaqur më poshtë jep një shpjegim vizual të kësaj pajisje: