Krijohet çokollata që iu bën 20 vjet më të ri

Mund të duket e pabesueshme, por një formë e çokollatës që premton se lufton rrudhat 100% është krijuar nga disa shkencëtarë.

Lifestyle

20/02/2015 16:27

Esthechoc, ide e një laboratori në Universitetin Cambridge, pretendon se rritë nivelet antioksiduese dhe rritë qarkullikim e gjakut për të parandaluar rrudhat dhe për të mbajtur lëkurën të re dhe të qetë.

Një kuti e vogël e çokollatës prej 7.5g përmban të njëjtat sasi të antioksidantit ‘astaxanthin’, dhe ka nivele të barabarta të radikalëve që luftojnë polifenolet e lira, transmeton Lajmi.net.

Krijuesit e saj thonë se kjo çokollatë mund të ndryshojë lëkurën e një 50-60 vjeçari e ta bëjë të duket si një 20-30 vjeçar.

Testet mbi 400 vullnetar treguan se pasi kishin ngrënë katër javë çokollatë çdo ditë ata kishin më pak inflamacion në gjak dhe furnizimi i indeve të lëkurës me gjak ishte rritur dukshëm, transmeton Lajmi.net.

Dr.Ivan Petyaev, hulumtues në Universitetin Cambridge dhe themelues i firmës bioteknologjike Lycotec prapa kësaj çokollate tha: “Ne jemi duke përdorur të njëjtin antioksidant që mbanë peshkun e artë të mbetet i artë dhe zogun flamingo të mbetet rozë. Në terma klinik ne pamë se inflamacioni në lëkurë filloi të bie dhe indet filluan të përfitojnë”.

“Ne përdorëm njerëz të moshës 50 dhe 60 vjeçare dhe në terma të biologjisë ne gjetëm se kjo çokollatë e ktheu lëkurën e tyre në nivelet e një 20 apo 30 vjeçari. Kështu që ne përmirësuam fiziologjinë e lëkurës”, thotë ai.

“Njerëzit thanë se lëkura e tyre ishte më e mirë, dhe ne po e shohim se ky produkt i yni është duke punuar në ngadalësimin e plakjes”, shtoi ai. Përderisa ilaçi përmban vetëm 38 kalori, krijuesit e tij thonë se ky është i mirë edhe për diabetikët, transmeton Lajmi.net.

Kjo çokollatë, e cila është quajtur ‘Çokollata Kembrixh e Bukurisë’ (Cambridge Beauty Chocolate), vjen e paketuar dhe do të jetë në dispozicion për njerëzit në fund të muajit të ardhshëm.

Antioksidantët ishin marrë nga peshku i artë dhe zogu flamingo, të cilëve nuk iu ndryshon lëkura posa të rriten mjaftueshëm.

Peshku i artë
Peshku i artë
Zogu flamingo
Zogu flamingo