Krijohet çokollata e parë mjekësore në botë (Foto)

Për ata të cilët dëshirojnë shumë të hanë çokollatë, por nuk guxojnë për shkak të shëndetit të tyre, ky mund të jetë lajmi më i mirë që mund të kenë qenë duke e pritur.

Lifestyle

03/10/2015 10:19

Shkencëtarët thonë se kanë krijuar një lloj të çokollatës aq të shëndetshme sa që mund të merret si ilaç.

Përbërësi kryesor në çokollatë, kakao, përmban antioksidantë dhe minerale, dhe madje mund të ndihmojë për të ulur presionin e gjakut duke rritur kolesterolin e mirë, transmeton lajmi.net.

Por, këto përfitime shëndetësore nuk mund t’i kenë disa njerëz që vuajnë nga sheqeri në gjak, për shkak të faktit se një pako çokollatë ka të paktën 70% yndyrë dhe sheqer.

Tani, një kompani amerikane ka krijuar një prototip që është vetëm 35% me sheqer dhe yndyrë, duke e ëmbëlsuar kakaon e pakëndshëm me një barishte nga rajoni i Andeve të Bolivisë dhe Perusë.

Kompania, e cila është me bazë në Boston në SHBA dhe në Bolivi, argumenton se ëmbëlsuesit artificial kanë dështuar sepse kanë shije të keqe, çojnë në shtim të peshës dhe kanë efekte negative shëndetësore.

Ky produkt do të fillojë të shitet vitin e ardhshëm. (lajmi.net)