Krijohet celulari me dy ekrane

Krijuesi rus i celularëve Yota, ka zbuluar pasardhësin e modelit YotaPhone – YotaPhone 2 – i cili do të lansohet zyrtarisht gjatë këtij muaji dhe që ka dy ekrane.

Auto & Tek

03/12/2014 16:40

Përderisa webfaqja e kompanisë përmban vetëm një paralajmërim për datën e lansimit dhe një imazh të celularit, ne ju kemi sjellë disa informata më shumë të pajisjes së ardhshme.

YotaPhone 2 do të del në shitje në 20 vende të Evropës gjatë këtij muaji, dhe çmimi i tij pritet që të jetë rreth $610, transmeton Lajmi.net.

Celulari do të ketë dy ekrane 5 inç që janë të vendosur prapa dhe para. Të tjera veçori të celularit përfshijnë një procesor Snapdragon 800, një kamerë 8 megapiksel dhe një hapsirë për ruajtjen e të dhënave prej 32GB.

Kompania do ta hapë sot dyqanin e parë të celularit në Londër.