Krijimi i frontit opozitar, opsion real – përfitojnë Nisma dhe AAK, dëmtohet VV

Analisti politik Behxhet Shala ka thënë se ideja e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar për zgjedhjet e ardhshme mund të jetë opsion real.

Lajme

28/12/2015 07:50

Sipas tij, një gjë e tillë më së shumti do t’u konvenonte Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kurse do ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkohë politologu Belul Beqaj ka thënë për “Epokën e Re” se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Po sipas tij, nuk është zgjidhje nëse pushteti i sotëm kalon në opozitë dhe reagon në mënyrë të njëjtë siç po vepron opozita sot.

“Nisma, po të shkonte e vetme në zgjedheje, do ta kishte të pamundur ta kalonte pragun zgjedhor sikurse që Aleanca do të humbe shumë. Prandaj, nëse shkohet me një listë zgjedhore, humbësaj më e madhe do të ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila, po të shknte pa këta dy partnerë, do të ishte shumë më e fuqishme dhe do ta kishte përkrahjen më të madhe”, ka deklaruar Shala. /Epoka e re