Krijesë misterioze shfaqet në SHBA (Foto)

Kjo krijesë besohet të jetë një zvarranik si përbindësh i gjatë 2 metra që jeton në moçale, në afërsi të qytetit të vogël Bishopville në Karolinë, SHBA.

Fun

08/08/2015 10:39

Një fotografi e re ka dalë në internet ku pretendohet se tregon krijesën mitike të SHBA-së që besohet se jeton në një moçal në Karolinë të Jugut.

Krijesa besohet të jetë një zvarranik përbindësh i gjatë 2 metra që banon në një moçal afër qytetit të vogël Bishopville.

Krijesa ishte parë për herë të parë para 30 vjetëve, por nuk është për më për më shumë se një dekadë, transmeton Lajmi.net.

Një grua afër këtij moçali besohet se e ka fotografuar këtë krijesë me kamerën e saj. Sarah Berra thotë se ajo ishte në kishë të dielën me një shoqe, dhe kur u largua nga kisha vërejti këtë krijesë të çuditshme duke vrapuar përgjatë pemëve.

Ajo thotë se e nxori shpejtë celularin dhe ia bëri një foto përbindëshit. Fotografia shfaqë një krijesë të gjatë muskuloze me tre gishtrinjë në këmbë dhe duar. (Lajmi.net)

lizard