Krijesa misterioze tmerron banorët…

Një krijesë “gjysmë njerëzore dhe gjysmë kafshë” është kapur nga kamerat pasi kishte vrarë dy qen.

Fun

20/04/2018 09:34

 

Kafsha është raportuar se është regjistruar në rrugët e Santa Fesë të Argjentinës.

Fotoja është bërë pasi supozohet se ajo kishte vrarë një pit bull dhe një qen të racës gjermane.

Disa vendas e krahasuan krijesën me një deve për shkak të qafës së saj të gjatë dhe kokës së vogël, raporton “New York Post”.

Videoja është publikuar në YouTube në kanalin UFOmania, e cila është shikuar nga më shumë se 30, 000 ndjekës.

Njëri prej komentuesve shkruan “Një kafshë të tillë e kemi parë në vitin 2005 mbi një urë kur po ecja.”.

Ndërsa një tjetër shtoi se “Këto në Filipine ai thirret si ASWANG – një njeri i transfromuar në një qen monstër.”

Por një përdorues këmbëngul se është një Chupacabra, një krijesë e ngjashme me vampirët me rrënjë të forta në folklorin latin.