Krijesa misterioze ‘gjysmë breshkë, gjysmë gjarpër’, po frikëson banorët e qytetit

Banorët e një qyteti kinez janë tronditur nga një 'peshk i çuditshëm' pasi doli nga një liqen në një park popullor më parë këtë muaj.

Fun

18/02/2019 16:40

Një dëshmitar okular u tha gazetarëve lokalë kur ai së pari pa pjesën e pasme të peshkut që dilte nga uji, e cila dukej sikur ishte një breshkë; por më pas krijesa tregoi kokën e saj, e cila ngjante me atë të një gjarpri, transmeton lajmi.net.

Ajo është identifikuar si një specie peshku me përmasa të mëdha, që i përket familjes së aligatorëve, e që pluskon në ujërat e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

Peshku ishte parë më 9 shkurt në Parkun e Liqenit Baiyun në qytetin e Guangzhou.

Një nga banorët madje ka mundësuar një video që tregon pamjen e frikshme të gjallesës. /Lajmi.net/