Krijesa misterioze e zbuluar në brigjet e Uellsit huton shkencëtarët

Një krijesë misterioze që ka pamjen e krokodilit është gjetur në brigjet e ujërave të Uellsit.

Fun

25/05/2018 15:00

Pesë metra e gjatë, krijesa është gjetur në brigjet e Rhossilit të Swanseas. Ajo kishte një kokë të gjatë, një bisht të hollë dhe nofulla gjigande.

41 vjeçari, Beth Jannetta, i cili kishte zbuluar monstrën derisa vazhdonte të kërkonte qenin e tij, i bëri disa foto për t’i njoftuar ekspertët që të identifikojnë këtë lloj krijese.

Por kërkuesit shkencor nuk janë të sigurt se i takon llojit të balenës, delfinit apo delfinit, raporton “The Sun”, transmeton Periskopi.

Beth tha “Sa më përket mua, ajo dukej si një lloj i balenës. Njerëz të tjerë kishin opinione të ndryshme, të tilla se ai dukej si një krokodil”.

Eksperti i bioshkencës, Dr. Dan Forman nga Universiteti i Sëanseas tha “Kur ju e shikoni atë për herë të parë, ju do të mendoni se është një krokodil, por nuk është një i tillë”.