Kreu i KON-it gëzon Kosovën

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach ka deklaruar se nuk brengoset për reagimet dhe ankesat e serbëve pas vendimit për pranimin e Kosovës.

Sport

23/10/2014 19:48

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach ka bërë deklarata që janë të mirëseardhur për Kosovën pas vendimit për pranimin si anëtare e re e organizatës.

Pavarësisht presionit të Serbisë që vendimi të anulohet në duelin e radhës të KON-it në dhjetor, Bach nuk është shprehur i brengosur se anëtarësimi i Kosovës mund të zgjojë reagime.

“Do të ketë reagime në anë të ndryshme të botës, kjo është e sigurt. Por, tashmë një kohë të gjatë kemi diskutuar për këtë çështje”, deklaroi Bach, transmeton “Lajmi.net”.

“Nuk brengosemi për këtë çështje, sepse kemi bërë konsultime të gjata, ndërsa autonomia e KON-it është e pranuar anembanë. Nuk brengosem për këto reagime dhe ankesa”, u shpreh ai.