Krerët e PSD-së dhe Delawie bisedojnë për ligjin dhe dialogun

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti së bashku me nënkryetarin e kësaj partie, Visar Ymeri, si dhe shefin e grupit parlamentar, Dardan Sejdiu, kanë takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin biseduan për temat aktuale politike, dhe sundimin e ligjit.

Lajme

14/08/2018 15:49

Ahmeti ka bërë publike një fotografi nga ky takim, duke thënë se theks të veçantë në këtë takim pati sundimi i ligjit, përcjell KosovaPress.

“Bashkë me nënkryetarin Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Dardan Sejdiu takuam në drekë pune ambasadorin e SHBAve në Kosovë Greg Delawie dhe këshilltaret politikë në ambasadë në rezidencen e ambasadorit. Diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike me theks të veçantë mbi Sundimin e Ligjit (reformat dhe legjislacionin) si dhe dialogun me Serbinë”, ka shkruar i pari i Prishtinës.