Kremlini: Sjellja e SHBA-së ndaj Rusisë i ngjan një gjuetie shtrigash

Akuzat se Rusia u përpoq të ndikoj në zgjedhjet presidenciale amerikane të kujton një gjueti shtrigash, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bota

09/01/2017 13:24

Siç është raportuar nga Reuters, Peskov është shprehur kështu në një konferencë shtypi, pas raportit të publikuar nga shërbimi i inteligjencës amerikane, ku thuhet, se Rusia ka ndërhyre në zgjedhje, kjo sipas tij është joprofesionale dhe nuk përmban as një dëshmi.

“Në jemi dëshmitarë për një varg akuzash të rënda. Kjo më të vërtetë po i ngjan një gjuetie shtrigash”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Raporti sipas tij është lëshuar pasi Qeveria ruse ka zhvilluar një “preferencë të qartë” ndaj Trumpit.

Ky raport dëshiron të minojë rendin liberal dhe demokratik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuar, tha ai ndër tjerash.

Është pohuar se qëllimi i përzierjes së Moskës ishte të minoj besimin e publikur në procesin demokratik amerikan, duke e pamundësuar kandidaten e Partisë Demokratike, Hillay Clinton të fitoj zgjedhjet. /Lajm.net/