Kremi i ri që do të zëvendësojë viagrën, funksionon brenda 5 minutave

Futura Medical beson se Eroxon do t'u lejojë çifteve të kenë seks spontan.

Lifestyle

10/02/2019 19:48

Një kompani britanike pretendon se ka krijuar një krem të ri që do t’i bëjë rivalitet Viagra-s, transmeton lajmi.net.

Futura Medical thotë se produkti i ri i quajtur Eroxon funksionon përbrenda pesë minutash, megjithëse efektet e tij zgjasin vetëm gjysmë ore.

Shkencëtarët mendojnë se kjo do të lejojë që të dashuruarit të jenë më spontan.

Firma farmaceutike tha se ishte testuar nga 230 burra, me 44% duke qenë të efektshëm brenda pesë minutave nga aplikimi dhe 70% brenda 10 minutave.

Ndërsa Viagra është marrë në formë pilule, kremi është projektuar për të punuar vetëm në zonën ku fërkohet, sipas një raport në Mail. /Lajmi.net/