Krem i shijshëm francez për torta

Kremi i shijshëm francez i quajtur ‘Ganash’ përgatitet duke përzier panen e lëngshme për ëmbëlsira të nxehta dhe çokollatën e grirë imët.

Lifestyle

24/12/2014 21:35

Ky krem është krijuar nga gabimi i një nxënësi, i cili gabimisht derdhi qumështin e nxehtë në çokollatë, dhe mësuesi i tij ia ngjitni nofkën ‘Ganache’ (që do të thotë i ngathët).

Përbërësit për këtë krem:
250ml pana për ëmbëlsirë të lëngshme
250gr çokollatë të zezë
29gr gjalpë

Udhëzimet:
Vendosim në zjarr të ulët panen e lëngsme bashkë me gjalpin e prepë në copëza të vogla, dhe kur përbërja të jetë afër pikës së vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e grirë hollë dhe e përziejmë derisa të shtrihet plotësisht.

E hedhim kremin e ngrohtë sipër tortës që kemi përgatitur dhe e përhapim me ndihmën e një spatule kuzhine ose një thike.

Veçantia e këtij kremi është se nëse vendoset në frigorifer, ngurtësohet së tepërmi, dhe nëse vendoset në një vend të nxehtë, shkrihet së tepërmi.

Për këtë arsye, rekomandohet që torta e lyer me krem të ruhet në frigorifer dhe të nxirët 2-3 orë para konsumimit. /kuzhinashqiptare