KREK mesazh të rinjve serbë: Stop racizmit, Kosova në UNESCO

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) me anë të një komunikate sonte ka shprehur shqetësime lidhur me apelin e të rinjve serbë për mospranimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme

08/11/2015 19:32

Më këtë rast, siç transmeton KosovaPress-i, KREK ka bërë thirrje që të ndalet çdo formë e racizmit e instrumentalizuar përmes të rinjve serbë.

“Shteti i Kosovës, është shtet i të gjithëve, andaj anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do t’u kontribuojë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e sidomos të rinjve që kanë synim botën perëndimore. Prandaj, çdo lloj racizmi është i papranuar për ne”, ka thënë kryetari i KREK-ut Avdullah Hasani dhe ka apeluar që rinia e Kosovës të jete e fokusuar nga e ardhmja perëndimore dhe asnjë i ri i Kosovës të mos bie pre e demodimeve politike.

Ky reagim i përfaqësuesve të KREK-ut, vjen si rrjedhoje e reagimit të disa të rinjve serb në pjesën Veriore të Mitrovicës, me rastin e festës ortodokse të Shën Dimitrit, ku të rinjtë serbë pranë tempullit të “Shën Dimitrit” kanë porositur “Jo pranimit të Kosovës në UNESCO”