Krejt do të vijnë

Aleksandar Vulin ka bërë vizitën parë në veri të Kosovës, pas takimit të së hënës në Bruksel. Ai ka paralajmëruar vizitat e zyrtarëve më të lartë serbë në Kosovë që, sipas tij, pritet të realizohen gjatë ditëve të ardhshme.

Lajme

09/10/2013 17:57

Ministri pa Portofol i Serbisë i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se vizitat e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic dhe e Kryeministrit Ivica Dacic pritet të realizohen ditëve të ardhshme.

Vulin këtë e ka konfirmuar në një konferencë për gazetarë në Zveçan, pas takimit me kandidatët e “Listës Serbe”.

“Kemi biseduar për vizitat e përfaqësuesve të Serbisë në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës. Në ditët e ardhshme do të arrijnë të gjithë ministrat, për të parë se çfarë e nevojshme për të bërë, në cilin drejtim duhet ecur dhe se të shihet se çfarë mund të bëjë shteti serb”, ka thënë Vulin.

Ai ka thënë se kohërat kanë ndryshuar dhe se marrëveshja e Brukselit duhet të respektohet, ashtu siç bën Serbia.

“Marrëveshja e Brukselit duhet të respektohet dëshiruat ju apo jo”.