Krasniqi: Vuçiqi është ujk, diçka jo e mirë po u përgatitet shqiptarëve

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Deklaratën e Vuçiqit se “Shoh dhe ndjej diçka jo të mirë në Ballkan” dhe aksionin e Gruevskit në Kumanovë, numri dy i Nisma-s, Jakup Krasniqi, i sheh si të ndërlidhura.

Lajme

19/05/2015 11:11

Deklaratën e Vuçiqit se “Shoh dhe ndjej diçka jo të mirë në Ballkan” dhe aksionin e Gruevskit në Kumanovë, numri dy i Nisma-s, Jakup Krasniqi, i sheh si të ndërlidhura.

Lexoni postimin e Krasniqit në Facebook:

A po frikësohet vërtetë, “ujku” Vuciq i shndërruar në “qengj”, kur po thotë: “Shoh dhe ndiej diçka që shkon jo mirë në Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi nevojë për protesta, nuk kemi nevojë për destabilitet”.

Nëse kjo është e vërtetë, siç po thotë nxënësi i Milloshit dhe i Sheshelit, i cili ishte argat i angazhuar mirë në së paku tri lufta, nga të cilat, gjer me sot se kemi parë te distancohet a të bënë një kërkim falje formale. Politika që ai udhëheq ndaj Kosovës së lirë e të pavarur, flet shumë. Është mirë nëse vërtetë Vuciqi frikësohet, pasi politikat e gruevskëve nuk do të “mbështeten” as në Maqedoni e as në Serbi. Mbase ai mund të ketë frikë nga Protestat e ndonjë Zaevi serb?! Kjo do të ishte çështje tjetër.

Gruevski, nuk e ka planifikuar dhe organizuar Kumanovën për të përfunduar ashtu si përfundoi, e ka filluar që të shndërrohet në konflikt nder etnik për të realizuar atë që u dëgjua të thotë Jankollovska në përgjimet e publikuara nga opozita, për “zhdukjen e shqiptarëve”, që ajo i quante me një emër tepër përçmues. Ai nuk e ka organizuar Kumanovën për të pësuar disfatë, por për të përjetësuar qeverisjen e tij. Kumanova po i kthehet si bumerang!

Prandaj, e them me bindje se nëse nuk ka plane e projekte të hartuara për zhdukjen e shqiptarëve, te cilat plane kanë ndezur disa luftëra të përcjella me gjenocid, paqja është e siguruar në Ballkan! Por derisa të ketë Gruevska te millosheviqizuar, rreziku do të vazhdoj të jetë permanent në Ballkanin Perëndimor.

Nëse në Ballkanin tonë do të ketë Drejtësi e barazi mes kombeve, liria, paqja dhe siguria janë të garantuara!