Krasniqi: Vetëvendosje po dëmton interesat shtetërore për shkak të një pozite

Deputeti nga rradhët e PSD-së, Frashër Krasniqi, ka akuzuar ish-partinë e tij, Vetëvendosjen se po dëmton interesat shtetërore të Kosovës.

Lajme

31/05/2018 11:38

 

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook përmend kushtëzimin e Vetëvendosjes se nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, duke aluduar se kjo është një luftë për pozita dhe dëmtim i interesave shtetërore.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

“VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dergutit nga nenkryetarja Kuvendit.

Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e demtu interesin shtetëror për shkak të një pozite”./Lajmi.net/