Krasniqi: Ujitja, prioritet i zhvillimit bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është pjesëmarrës në Konferencën e Ministrave të Bujqësisë që po mbahet në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë.

Lajme

21/01/2017 15:35

Ministri Krasniqi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se synimi kryesor për procesin e ujitjes duhet të jetë përdorimi efiçient i tij, pasi zhvillimi i bujqësisë intensive dhe ekstensive varet direkt nga intensiteti i përdorimit të ujit.

“Andaj, investimi serioz në modernizimin e teknologjive të ujitjes dhe adaptimi i sistemeve moderne të shfrytëzimit të ujit, jo vetëm në ujitje, por edhe në fusha të tjera si industria, është mënyra e vetme për të përdorur në mënyrë të mençur burimet ujore. Duke treguar për zhvillimet në bujqësinë kosovare dhe fokusimin tek ngritja e kapaciteteve të ujitjes së tokave bujqësore, mes tjerash, ministri Krasniqi theksoi se kjo është arsyeja pse Kosova e ka vendosur modernizimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes ndër prioritetet kryesore për fazën e ardhshme të zhvillimit bujqësor”, tha ministri Krasniqi në këtë konferencë.

Minsitri kosovar ka zhvilluar takime edhe me Minsitrin e Bujqësisë të Gjermanisë ku u fol për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Në margjinat e konferencës, Ministri Krasniqi ka zhvilluar takime edhe me homologë të shumtë nga vendet pjesëmarrëse, por edhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave. /Lajmi.net/