Krasniqi tregon nëse PDK do ta përkrahë Abrashin në balotazhin e Prishtinës

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për balotazhin në komunën e Prishtinës.

Lajme

23/10/2017 20:48

Ai në TV Dukagjini ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim nga partia.

“S’kemi vendosur për koalicione, pasi secili me secilin jemi në garë dikund. Për këtë vendos lidershipi partiak”, deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net

Memli Krasniqi ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2013 pa ndonjë marrëveshje, ata e kanë përkrahur Shpend Ahmetin.