Krasniqi thotë se Qeveria e shpërbleu “Bechtel Enkan”: Prokuroria Speciale të merret me rastin

Krasniqi: Qeveria shpërbleu Bechtelin me 53 milionë euro, Prokuroria Speciale të merret me rastin

Lajme

05/06/2018 21:46

Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit. Me këtë çështje, sipas kryetarit të Këshillit të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi duhet të merret Prokuroria Speciale.

Sipas ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, pjesë e të cilës është edhe Nisma Socialdemokrate, e ka shpërblyer “Bechtel Enkan” me këto miliona euro.

“Për “Bechtel Enkan” do të paguajmë 53 milionë euro”. Edhe po e zëmë, se qeveria ia paska arritur që ta zbres shumën nga 63 në 53 milion. Por, kush dhe si erdhi deri të kjo shumë? Si u caktua shuma? A vërtetë nuk pat ndonjë zgjidhje tjetër? A kaq e lirë në kryerjen e punëve të Autostradave “Kombëtare” qenka “Bechtel-Enka”, sa në hallin tonë t’ia akordojmë një shumë prej 53 milionëve?”, shkruan ai në Facebook.

“Pyetjet tjera, le t’i bëjë Prokuroria Speciale e Shtetit?! Kuptohet nëse nuk janë të ngarkuar me punë të pa rëndësishme?!!!”, shtoi ai.