Krasniqi thotë se ndihet me fat që ndau dhimbjen dhe gëzimin për futbollin me Fadil Vokrrin

Ish-ministri i Kulturës, Memli Krasniqi me rastin e vdekjes së kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se ishte me fat që punuan së bashku.

Lajme

09/06/2018 16:13

Ai ka thënë se me Vokrrin ndan bashkë dhimbjen dhe gëzimin për futbollin e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se Vokrri do të na mungojë shumë.

“Nuk e di si do të të kujtoj më mirë, miku im Fadil. Si idhullin e fëmijërisë sime, që na bënte krenar të gjithë shqiptarëve në fushën e blertë apo si bashkëpunëtorin e afërt, të mençur e të durueshëm. Sa me fat jam që kisha rastin të shoh nga afër lojën tende, e për më tepër që punuam gjatë bashkë, ndamë bashkë dhimbjen dhe gëzimin për futbollin e Kosovës. Do të na mungosh shumë. Shumë! Nuk ishte momenti qe të ndaheshe kaq herët nga ne. Kam aq shumë për të thënë e çdo fjalë po më lidhet në fyt. Prehu në paqe, mik i dashur! Faleminderit dhe përjetësisht duartrokitje për ty, Legjendë”, ka shkruar ai./Lajmi.net/