Krasniqi: Thaçi e Jahjaga bojkotuan ceremoninë e rivarrimit në Boletin

Jakup Krasniqi, ka bërë një sërë kritikash për organizimin e rivarrimit të Isa Boletinit.

Lajme

11/06/2015 18:18

Ai gjatë një interviste në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, i pyetur për mungesën e presidentes Atifete Jahjaga dhe zv/kryeministrit Hashim Thaçi, tha se ata e kanë bojkotuar këtë ceremoni.

Krasniqi gjithashtu ka thënë se organizimi ka qenë mjaft i dobët, nuk është respektuar protokolli me fjalime dhe qytetarët nuk kanë marrë pjesë në masë të mjaftueshme.

“Unë kam qenë kundër që të varrosej në Vlorë dhe unë kam qenë kundër, unë kam qenë përkrahës i asaj që Isa Boletini të rivarrosej në Prishtinë, por pasi përgatitjet janë bërë për Boletin, atëherë ka qenë në rregull”, tha Krasniqi.