Krasniqi takon ambasadorin Delawie, rikonfirmon qëndrimin e PDK-së pro Demarkacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.

Lajme

21/02/2018 15:23

Në këtë takim, Krasniqi ia ka konfirmuar edhe një herë ambasadorit amerikan qëndrimin e vazhdueshëm dhe të PDK-së dhe Grupit Parlamentar pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke e theksuar si çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.

Krasniqi theksoi se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe shprehi bindjen se ky konsensus do të rritet.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i kësaj marrëveshje.