Krasniqi: Rekomandimi pozitiv, hapi i fundit për heqjen e vizave

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, pas marrjes së lajmit se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave ka thënë se ky është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi.

Lajme

18/07/2018 18:20

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se lëvizja e lirë nuk është proces politik, mirëpo është e drejtë qytetare dhe njerëzore, dhe se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkarisht për arritjen e qëllimeve të tyre.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi. E thanë edhe sot të rinjtë tanë se lëvizja e lirë nuk është proces politik, është e drejtë qytetare dhe njerëzore. Prandaj, si institucione dhe shoqëri duhet të punojmë bashkë për arritjen e qëllimeve tona. Mirënjohje të gjithë atyre që punuan që kjo e drejtë të realizohet”./Lajmi.net/