Krasniqi: Raporti i Progresit konfirmon gjendjen e pashpresë në Kosovë

Albert Krasniqi, njohës i legjislativit nga KDI ka thënë se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën e konfirmon gjendjen e pashpresë në vend.

Lajme

17/04/2018 23:02

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka përmendur disa nga pikat e raportit duke thënë se Kosova është parajsë për politikanët e korruptuar të cilët mund të pasurohen shpejtë në kurriz të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën po e konfirmon gjendjen e pashpresë në vendin tonë.
Aty, ndër të tjera po thuhet që:
1. Korrupsioni është i përhapur;
2. Pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme nuk po konfiskohet;
3. Krimi i organizuar nuk po luftohet;
4. Gjyqësori është nën ndikimin e politikës;
5. Nuk ka ekonomi funksionale të tregut.
Praktikisht Kosova është parajsë për politikanët e korruptuar dhe kriminelët, të cilët mund të pasurohen shpejtë në kurriz të qytetarëve dhe askusht të mos i trazojë, pasi ata që duhet t’i luftojnë – gjyqësia – është nën kontrollin e tyre.