Krasniqi, PSD-së e VV-së: Keni qeft ë bëheni me PDK-në

Pas debatit të ashpër të autoriteteve të PSD-së, se VV ka bërë koalicion me PDK, debati ka kaluar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

01/06/2018 16:21

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha edhe një herë se  nuk ka koalicion mes PDK dhe VV.

Krasniqi, ka thënë se PDK nuk është parti me vija të kuqë, por është parti e hapur ndaj koalicioneve.

“Nuk është e vërtet  se ka koalicion PDK -VV, dhe fotografia nuk konfirmon asgjë”, shkruan lajmi.net.

Debati nuk është ndalur më kaq.

Krasniqi iu drejtua deputetit Konjufca dhe Molliqaj, duke u thënë se edhe ata dëshirojnë të jenë në koalicion me PDK-në.

“ E kanë bërë zanat ju PSD-ja edhe VV-ja, kur doni mu nguc me njëri tjetrin thonë jeni bo si PDK, a kanë qef të bëhen më PDK”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Dardan Molliqaj, ka shtuar  nuk do të ndodhë asnjëherë që partia e tij të bëjë koalicion më PDK-në, deri sa njëherë PDK-ja nuk shkon në opozitë.

“Në asnjë rrethanë PSD nuk bën koalicion me PDK pa shku PDK në opozitë. Mund të jetë vetëm fiksim i juaji”, ka thënë Molliqaj në kundërpërgjigjen e tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklarimi te Molliqaj lidhur me koalicioni duke e quajtur se ky qëndrim është e mira e vetme që PSD e ka marr pas daljes nga VV.

“ I vetmi qëndrim i mirë që e ka marr nga VV, dhe pajtohem plotësisht”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka mohuar se VV ka bërë koalicion me PDK, duke përmendur rastin e refuzimit të ftesës për koalicion, të ish-kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi në vitin 2014. /Lajmi.net/