Krasniqi: PDK e interesuar t’i jap epilog demarkacionit

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin.

Lajme

23/02/2018 10:58

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Memli Krasiniqi ka thënë se PDK është unike për demarkacionin.

“Kanë kalu më shumë se dy vjet që kur kemi prit me pas këtë projektligj në seanc për t’i dhënë epilog dhe tash kur jemi kaq pranë për ta pas shumicën e nevojshme vërtetë nuk mund të mos them që nuk është për keqardhje që kemi dallime në finesa të terminologjisë për të arritur një tekst të përbashkët që i adreson perpsepsionet e secilit prej grupeve parlamentare që publikisht e kanë shpreh qëndrimin pro”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se Kosova mund të jetë vonë nëse Kuvendi nuk e ratifikon tani demarkacionin, raporton lajmi.net.

“PDK ka qenë konsistetet dhe unike në mbështetje të demarkacionit, edhe tash pas deklaratës së presidenteve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se lëvizja e lirë është bllokuar për shkak të ratifikimit. “Nëse nuk e ratifikojmë demarkacionin tani mund të jemi vonë.”

“Jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje që me sukses i jep epilog kësaj çështje”, thotë deputeti i PDK-së. /Lajmi.net/