Krasniqi: Opozita po e legjitimon ndarjen e Kosovës

Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk mbet në fatin e Avdulla Hotit që ta mbrojë atë.

Lajme

04/09/2018 21:07

Krasniqi ka thënë se Kosova ka institucionet dhe popullin që e mbron.

Ai duke folur për bashkimin e Luginës me Kosovën, ka thënë se nuk beson që ka shqiptar që  nuk do t’i gëzohej një bashkimi eventual të Luginës së Preshevës.

Krasniqi ka thënë se edhe pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, disa nga zëratë që nuk po besojnë në bashkimin e Luginës së Preshevës, thonin se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë dhe ende janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Këta njerëz që nuk besojnë në një bashkim të mundshëm, nuk kanë besuar as në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Por edhe nëse nuk ndodh bashkimi, territori i Kosovës do të jetë i pacenueshëm”, ka thënë Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se temën e ndarjes janë duke e legjitimuar opozita, që sipas tij përveç që është absurde është e pafalshme.

Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe nesër të ketë situata të ngjashme në Kuvend./Lajmi.net/