Krasniqi: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por jemi të gatshëm

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit të sotëm në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Lajme

25/04/2018 15:46

“Realisht nga ajo që doli si konkluzion përveq shprehjeve të pikëpamjeve të përfaqësuseve, ne u dakorduam që tryeza të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Pak a shumë kemi trajtuar një gamë të çështjeve që ne pajtohemi që të kemi një konsensus të partive politike, në mënyrë që t’i tejkalojmë në mënyrë më të lehtë e aty përfshihet sidomos dialogu me Serbinë, formimi i ushtrisë dhe Asociacioni”, deklaroi ai.

“Nuk mundet me e qu LDK-ja vendin në zgjedhje, kemi dashtë me tregu që nuk është rendi i zgjedhjeve, mendojmë që mandati qeveritar duhet të shkojë deri në fund, nuk kemi në këtë moment nevojë për zgjedhje, ky është qëndrimi i PDK-së, por nëse partitë që kanë interes arrijnë ti bëjnë votat për zgjedhje, atëherë në jemi të gatshëm, sepse partitë serioze nuk mund të thonë që sjemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Ai bëri të ditur që takime të ngjashme do të ftohen nga partitë politike edhe në të ardhmen.

“Ne do të ftojmë një takim tjetër, ku besoj që do të kemi një format të ngjashëm, për të dalur një hap tutje, për të parë a ka vërtetë gatishmëri për temat me interes nacional. Do të shohim nga takimet e ardhshme a kemi qëllim që të arrijmë dicka konsencionale, apo jemi vetëm subjekte që me nje kontekst e shfrytëzojmë këtë për qëllime aktuale”, përfundoi Krasniqi./Lajmi.net/