Krasniqi: Nuk do të arrini kurrë të na frikësoni

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi njëherësh babai i Ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi, të cilit dje iu dogj vetura familjare ka reaguar për këtë akt.

Lajme

24/02/2016 22:37

Krasniqi thotë se nëse kanë pasur për qëllim ta frikësojnë familjen e tij, atëherë nuk e kanë arritur.

Ai ka thënë se “anarkofashizmi kurrë nuk mund të dalë fitimtar”.

“Nëse e keni pasur qëllimin që t’ua digjni karrocat Malit e Verës, bashkë me ndonjë lodër të tyre, që e kanë mbajtur në veturë, keni pasur sukses. Por, nëse keni synuar të më frikësoni, ju siguroj që atë nuk e keni arritur e as nuk do ta arrini kurrë. Mbajeni mend: anarkofashizmi kurrë nuk mund të dalë fitimtar. Ai vërtet është shkatërimtar, por gjithmonë është humbës dhe me fund të turpshëm”, ka shkruar Milazim Krasniqi në Facebook.

milazim krasniqi

(Fotografi e postuar në Facebook-un personal të Krasniqit, ku shihet vetura e djegur e bashkëshortes së Memli Krasniqit)