Krasniqi: Nisma kurrë nuk do të pranojë marrëveshje që i humbin territor Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi, ka thënë se Nisma për Kosovën duke qenë pjesë e koalicionit fitues do ta ndryshojë mënyrën e qeverisjes.

Lajme

20/05/2017 16:46

Ai gjatë fjalimit të tij në Konventën parazgjedhore të Nismës ka thënë se ata do të kthejnë shtetin në funksion të qytetarëve.

Krasniqi ka thënë se do ta zhvillojnë shtetin e së drejtës, të mirëqenies, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se më 12 qershor do të fillon numërimi i fillimit të ri për një qeverisje të re.

Ai po ashtu ka thënë se Nisma kurrë nuk do të pranojë marrëveshje që i humbin territor Kosovës.

Krasniqi ka arsyetuar edhe koalicionin me PDK-në, duke thënë se në rrethana ku cenohet sovranitetit i vendit duhet shikuar për tej programeve partiake dhe duhet bashkuar. /Lajmi.net/