Krasniqi: Nëse i fryva prapanicës së kalit, Isë, çfarë bëje ti para meje!

Vazhdon të devalvojë në fyerje, debati ndërmjet ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.

Lajme

25/02/2016 23:04

Në postimin e radhës në llogarinë e tij në facebook të cilin e ka titulluar ‘Kthimi në origjinë’, Krasniqi në fillim kërkon falje publike për gjuhen e shkalluar të politikes kosovare.

“Komunikimi i njerëzve të veshur më fuqinë e pushtetit, duhet të jenë shembull për kulturë e edukim, por fatkeqësisht njerëzit të verbuar me pushtet, jo pak herë tregohen arrogant, me secilin që guxon t’ua prish “timin e duhanit”. Shembulli më i keq i komunikimit pas 16/17 vjetëve të lirisë, është komunikimi i  Kryeministrit dhe i pretendentit për president, madje jo vetëm nga 17 shkurtit 2016”, shkruan Krasniqi, raporton lajmi.net.

Sipas tij, Kryeministri po tregon se njeriu edhe mund të bëhet Kryeministër e ndoshta edhe President, por njeri e kanë të vështirë që të behën.

“Është një fjalë e njohur: “Pashë mund të bëhesh, por njeri jo”.

Krasniqi deklaron se fjalori i Isa Mustafës ka kohë që është bërë më shumë se banal.

“Nuk ka gjë, ai po dëshmon se është kthyer në origjinën e tij të komunistit serbosllav, pra i është kthyer dashurisë se vjetër sllave”, shkruan Krasniqi.

“Kjo është punë e tij. Paska thënë se po i fry prapanicës se kalit, Isë nëse më ke parë që i kam fryrë prapanicës, ti çka ishe duke bërë aty para meje, pse silleshe aty afër?! Ta dish se ma ke dhëne mundësin më të thënë diçka më shumë, ajo le të kuptohet, se unë nuk po mund të zbres në fjalorin tënd të edukimi sllavikomunist”.

“Unë të kurseva, nga penalltia që më mundësove të ta beja gol, por për hir të institucionit të Kryeministrit të Kosovës, të shtetit që kam sakrifikuar shumë për të, kur t’i kishe pozita ministrore, po të kursej”, deklaron ai.

“Nuk po ta jap gol! Por, Isë, ke nevojë që ta kesh një edukatore që do ta mësoi mirësjelljen!”./lajmi.net