Krasniqi: Nëse Haradinaj nuk e bën qeverinë, shkojmë në zgjedhje (Video)
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj nuk votohet për ta votuar qeverinë, atëherë alternativë mbetet shkuarje në zgjedhjet të jashtëzakonshme.
Lajme
“Alternativa reale e mosvotimit të mandatarit të parë, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nëse ne me 39 deputetë paskemi vështirësi me krijim, nuk ju vije rendi atyre me 29 e 32”, tha ai.
Por, Krasniqi shprehu bindjen se Haradinaj i ka së paku 61 numrat e nevojshme për ta bërë qeverinë, madje thotë se ata i kanë edhe emrat e deputetëve që do ta votojnë qeverinë Haradinaj.
“Po, unë i di kush janë deputetët që kanë me votu qeverinë e zotri Haradinajt, që e kanë konfirmu një gjë të tillë. Dhe më vjen mirë që kanë dal mbi egot e dikujt”, tha ai.
Për zgjedhjet e tetorit, Memli Krasniqi është i bindur se PDK do të kthehet dhe do ta tregojë fuqinë e vërtetë, deri sa e përjashtoi mundësinë që të kandidojë për kryetar të Prishtinës, tani për tani.