Krasniqi: LDK të publikoj të dhënat për kontributin e njerëzve të saj pas masakrës së Jasharajve

Ish-anëtari dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi ka kërkuar që edhe kjo parti ta parqesh të dhënat e saja për kontributin e njerëzve të kësaj partie që kanë dhënë pas masakrës së policisë serbe ndaj familjes Jashari.

Lajme

08/03/2018 10:57

Krasniqi i cili tash është profesor universitar këtë reagim e ka bërë pas letrës nga KMLDNJ, lidhur me kontributin e tyre për këtë rast.

Ai ka thënë se të dhënat e KMLDNJ-së, janë telegrafike, por dëshmojnë për një angazhim trimëror të shumë aktivistëve të KMLDNJ-së edhe në ato ditë të tmerrshme.

“KMLDNJ doli me të vërtetën e vet lidhur me kontributin e madh që ka dhënë njerëzit e tij edhe me rastin e masakrës serbe kundër familjes Jashari në mars 1998. Të dhënat janë telegrafike, por dëshmojnë për një angazhim trimëror të shumë aktivistëve të KMLDNJ-së edhe në ato ditë të tmerrshme. Besoj se edhe LDK-ja duhet të publikojë të dhënat e veta për kontributin e njerëzve të saj. Edhe gazetarët e terrenit duhet ta thonë fjalën e vet”, ka shkruar Krasniqi në facebook.

Ai ka thënë se edhe personat e tjerë që kanë kontribuar në këtë rast duhet të flasin të vërtet për këtë rast, pasi sipas tij tash duhet mbrojtur e vërteta nga uzurpuesit.

“Kjo është e vetmja mënyrë që të vihen në vend kontributet e atyre që kanë heshtur nga modestia, të bindur se e kanë kryer vetëm detyrën. Por, tash u ka dalë edhe një detyrë tjetër: të mbrojnë të vërtetën nga uzurpuesit”, ka shkruar Krasniqi./Lajmi.net/