Krasniqi: Kryeministër, mos shit ndershmëri  

Ish-kryeparlametari Jakup Krasniqi, sot pjesë e Nismës për Kosovë, e ka akuzuar rëndë  kryeministrin Isa Mustafa. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi  tha se Isa Mustafa ka deklaruar se: “Në mandatin tim nuk ka asnjë aferë korruptive”?!

Lajme

25/02/2016 20:37

Por Krasniqi deklaron se  natyrshëm shtrohet pyetja,se  kush, kur e kujt po ia thotë ketë? Çka i konsideron Isa Mustafa, qytetarët e Kosovës?

“Mos po i konsideron “Tulipanë të bardhë”!”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në facebook.

Sipas Kransiqit, a mos Mustafa po i konsideron si quranë qytetarët, që kur fishkëllen Kryeministri, ata të nxjerrin zërin e pa artikuluar që din e mund ta nxjerrin vetëm çuranët (bibanët)!

“Si arriti ai dhe vartësi i tij në qeveri, t’i neutralizojnë zërat kundërshtarë në partinë e tij (LDK), që të pranonin të rrinin në seancën kur Thaçi zgjidhet për President? Kur është më se e qartë, se më ketë votim, shkatërrues për LDK-në, kjo parti do të shkoj nga tkurrja edhe më e madhe, mbase edhe shpërbërja!”, pyet Krasniqi, raporton lajmi.net.

Sipas tij, edhe sikur mos të kishte në ketë rast korrupsion financiar, korrupsion moral e politik ka sa të duash!

“Gjithë jeta e juaj është moralisht e politikisht e korruptuar, por tani ju dhe deputetet tuaj po e bëni për para të grabitura nga buxheti i Kosovës, me para të tatim paguesve tanë. Pasi e gjithë politika e LDK-së që nga viti 2010, është ngritur mbi kundërshtimin e deklaruar dhjetëra e mijëra herë nga eksponent të lartë të LDK-së?”.

Duke iu drejtuar Kryeministrit Mustafa, Krasniqi shkruan se duke  pasur  ju dhe rrethi i juaj, interesa tepër të mëdha personale, përndryshe nuk do të përmbysej ajo filozofi politike e ngritur mbi ato akuza e kundërshti?!

“Prandaj Kryeministër, mos u beje engjëll, se korrupsion më të madh sesa ka pasur në ketë mandat nuk ka pasur në të gjitha mandatet tjera marrë se bashku! Apo ju ndoshta korrupsionin po e shihni si një monstrum më brirë, që e sheh secili njeri që nuk është i verbër. Mos na e fyeni inteligjencën!”

“Prandaj Kryeministër, “mos shit pordhë kali” për moral e ndershmëri!”, shkruan Krasniqi./lajmi.net