Krasniqi: I kemi numrat për ta bërë Thaçin President

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se tashmë ka dalë në dritë kauza e vërtetë e opozitës.

Lajme

26/01/2016 21:14

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Memli Krasniqi thotë se do të ishte më mirë që opozita të kishte një kandidat për president dhe jo të bllokojë zgjedhjen e Hashim Thaçit.

Ai tha se paralajmërimet se në ditën kur do të votohet për presidentin e ri, opozita mund të hedh gaz lotsjellës, janë të papranueshme dhe absurde.

“Sinqerisht, është e papranueshme që një moment që do të duhej të ishte ceremoniale, zgjedhja e presidentit, të prishet me gaz lotsjellës apo me performaca të tilla që janë të jashtëligjshme por edhe kanë teatralitet absurd”.

“Do të ishte zgjidhja më e mirë që opozita të kishte kandidatin e vet për president”.

“Kuvendi nuk duhet bllokuar, ai është pasqyra e shtetit. Ai është vet shteti, sepse e drejton shtetin, e miraton kushtetutën, ligjet. Aty është shpallur pavarësia. Qysh mund të bllokohet duke thënë se ne po e ruajmë kuvendin”, tha Krasniqi.

Duke folur për refuzimin e opozitës që Thaçi të bëhet president, duke u thirrur në atë se ai nuk është person unifikues, Krasniqi tha se këto thirrje nuk kanë bazë ligjore.

“As nuk ka bazë kushtetuese as ligjore që opozita të përcaktojë kush do të jetë president sepse janë qytetarët që zgjedhin deputetët dhe ata zgjedhin presidentin”.

“Thaçi është njeriu më i votuar. Unë nuk pres nga opozita, por duhet që të shihet se kjo gjë do të forcojë institucionin por dhe vet shtetin”.

“Nuk kërkohet në Kushtetuttë që kandidati të jetë unifikues, por presidenti të luaj rolin unifikues. Prandaj, kur zgjedhet president dikush, ai heq dorë nga postet partiake”, tha Krasniqi.

“Dy partitë që janë në opozitë nuk e kanë votuar as presidenten e tanishme, ndërkaq veprimet e fundit që kemi parë muajt e fundit janë të papranueshme”.

“Tash s’ka dyshim për numrat për president. Do të ishte e papëlqyeshme që të kishte gaz lotsjellës por me këtë opozitë, tashmë për fat të keq gjithçka duket e pritshme”, tha Krasniqi./lajmi.net

 

 


 

Ai në emisionin Zona B, ka përdorur një shprehje popullore për të mbështetur këtë qëndrim të tij.

Ai ka thënë se “opozita ia ka hequr petën lakrorit”.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës janë për një stabilitet, normalitet dhe për një vazhdimësi dhe për një konsolidim të kësaj demokracie të brishtë, që ne njerëzit e politikës po e rrezikojmë dhe më e keqja është se ky rrezik po bëhet pa bazë, por për një apetit për të ardhur në pushtet me çdo kusht”.

“Është një shprehje popullore që thotë “me ja heq petën laknorit” dhe opozita ia ka heq petën lakrorit dhe po duket se kauza e tyre është ardhja në pushtet dhe thirrja për zgjedhje e dëshmonë këtë. Prandaj, partnerët ndërkombëtar, përfshirë edhe ambasadorja gjermane, ishte shumë e qartë se zgjedhjet nuk janë të nevojshme dhe e dyta se ato nuk do të ndryshojnë asgjë”, thotë Krasniqi, transmeton lajmi.net.