Krasniqi: Gllogjani dëshmoi se zgjerimi dhe masivizimi i luftës çlirimtare ishte i pandalshëm
Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka thënë se “përvjetori i luftimeve në Gllogjan në familjen Haradinaj, përveç që shënon zgjerimin e luftimeve në Kosovë, ishte paralajmërimi më serioz se pas Marsit të Jasharëve Legjendar, zgjerimi dhe masivizimi i luftës çlirimtare ishte i pandalshëm”.
Lajme
Krasniqi ka shkruar në facebook se një vit më vonë, pra, para nëntëmbëdhjetë viteve, lufta jonë çlirimtare arriti ta ketë me vete edhe Aleancën më të madhe botërore ushtarake, NATO-në.
“Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte fitore e madhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe fitore e madhe humanitare me anën e forcës ushtarake. Këto ngjarje dhe zhvillimet e sotme janë dëshmi se liria, paqja dhe humanizmi duhet të mbrohen çdo ditë”, ka shkruar ai.