Krasniqi: Gjykata do të vendosë në favor të PDK-së

Memli Krasniqi shprehet optimist se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të PDK-së, lidhur me kërkesën e kësaj partie për vlerësimin e shkeljes kushtetuese në seancën Konstituive në Kuvend. 

Lajme

19/07/2014 09:25

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të lëndës së kësaj partie për vlerësimin e shkeljes së Kushtetutës në seancën konstituuive të Kuvendit, në të cilën Isa Mustafa është zgjedhur kryeparlamentar.

Ai ka thënë se kanë ofruar argumente të mjaftueshme të cilat do të bindin Kushtetutën se gjatë kësaj seance janë shkelur Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Krasniqi ka bërë me dije se nëpërmjet kësaj kërkese kanë kërkuar të pezullohet edhe puna e Kuvendit deri në çastin që Kushtetuesja të marrë vendim përkitazi me këtë çështje.

Krasniqi ka drejtuar akuza në drejtim të koalicionit LDK-AAK-Nisma, i cili sipas tij, të enjten ka tentuar ta uzurpojë Kuvendin e Kosovës. (Epoka e Re)