Krasniqi: Fuqinë s’mund t’ia kthejnë drejtësisë, ata që e lan pa fuqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar në facebook deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se institucionet politike në Kosovë nuk duhet të kenë fuqi mbi drejtësinë.

Lajme

31/05/2016 22:03

Ai duke komentuar deklaratat e Thaçit se institucionet e Kosovës të kenë fuqi më të madhe në fushën e drejtësisë, ka shkruar se fuqia duhet t’i kthehet Sistemit të Drejtësisë, sipas Kushtetutës e ligjit.

“Atë fuqi që ia moret me ndërhyrjet politike e kulmin e arritët me Gjykatën Speciale?! Tani duhet shumë kohë deri të fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë e sidomos Gjyqësorit! Fuqinë nuk mund t’ia kthejnë drejtësisë, ata që e lan pa fuqi”, ka shkruar Krasniqi