Krasniqi: Fillimi i Ri do ta shënojë fitoren më të madhe ndonjëherë

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të shënojë fitoren më të madhe ndonjëherë në zgjedhje, si dhe do të arrijë të ndërtojë një qeveri stabile dhe të përgjegjshme.

Lajme

17/05/2017 20:27

Krasniqi tha se pyetja kryesore që tani kanë qytetarët është se mes kujt duhet të zgjedhin, mes atyre që nuk kanë guxim të marrin vendime për vendin, atyre që tentojnë ta rrënojnë shtetin tonë, apo atyre që kanë vendosmërinë për ta udhëhequr vendin drejt një fillimi të ri, me vendimmarrje efikase dhe rezultate të shpejta.

“Ky është një koalicion që mund të gjej potencialet e brendshme për t’i mundësuar Kosovës një fillim të ri. Ne do të shënojmë fitoren më të madhe ndonjëherë dhe do të ndërtojmë një koalicion qeverisës stabil dhe të përgjegjshëm, që me të vërtetë do të kryej punë të mëdha, që kanë qenë të ngecura deri më tash”, ka thënë ai për RTV 21, duke shtuar se koalicioni PDK-AAK-NISMA është koalicioni më i natyrshëm, me udhëheqës që kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën për vendin.