Krasniqi e do titullin e botës

Haxhi Krasniqi është më i vendosur se kurrë për ta fituar titullin e kampionit të botës në boksin profesionist, versioni WBO. Boksieri kosovar e lëshoi një mundësi të tillë vjet, kur u mund nga britaniku Nathan Cleverly. Ndërkaq, ai nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë rastin e dytë. “Tash jam më i fortë, kam…

Sport

08/04/2014 09:00

Haxhi Krasniqi është më i vendosur se kurrë për ta fituar titullin e kampionit të botës në boksin profesionist, versioni WBO.

Boksieri kosovar e lëshoi një mundësi të tillë vjet, kur u mund nga britaniku Nathan Cleverly. Ndërkaq, ai nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë rastin e dytë.

“Tash jam më i fortë, kam mësuar nga gabimet. Shpresoj që ky rast të më vijë këtë vit dhe nuk do ta lëshoj”, ka thënë junikasi për ‘Zëri’.

Gjithashtu, Krasniqi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të boksojë ndonjëherë në Kosovë, por për ta realizuar një meç të tillë, ai kërkon krijimin e kushteve.

Së fundmi, ai e nokautoi ganezin Emmanuel Danso dhe po shkon me hapa të sigurt drejt titullit, me qëllim që të bëhet kampioni i parë shqiptar në këtë version.