Krasniqi do ta kërkojë titullin botëror në WBA

Haxhi (Robin) Krasniqi nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi e nokautoi boksierin ganez, Emmanuel Danso, boksieri kosovar do ta kërkojë titullin e kampionit të botës, në versionin WBA. Momentalisht, kampion i botës është Jurgen Brahmer, i cili do të mundohet ta mbrojë titullin këtë fundjavë ndaj uellsianit Enzo Maccarinelli. Në rast të fitores së…

Sport

31/03/2014 14:40

Haxhi (Robin) Krasniqi nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi e nokautoi boksierin ganez, Emmanuel Danso, boksieri kosovar do ta kërkojë titullin e kampionit të botës, në versionin WBA.

Momentalisht, kampion i botës është Jurgen Brahmer, i cili do të mundohet ta mbrojë titullin këtë fundjavë ndaj uellsianit Enzo Maccarinelli.

Në rast të fitores së Brahmer, atëherë Krasniqi është i gatshëm për ta sfiduar atë.

“Ne kemi besuar gjithmonë në Robinin, edhe pas humbjes në luftën për kampion të botës nga Cleverly”, ka thënë menaxheri Ulf Steinforth.

Momentalisht, boksieri junikas gjendet në pozitën e katërt në versionin WBA. Prandaj, një duel i mundshëm në mes tij dhe Brahmer mund të jetë i mundshëm.

Krasniqi në karrierë ka regjistruar 41 fitoreve (16 me nokaut) dhe 3 humbje.