Krasniqi dhe shefja e EULEX-it në Kosovë bëjnë thirrje për zgjedhja të lira

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, sot ka pritur në takim Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Lajme

29/05/2017 17:47

Gjatë këtij takim mes Krasniqit, dhe shefes së EULEX-it, në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, është biseduar për situatën politike në vend, kryesisht për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për të dërguar mesazhin tek qytetarët për zgjedhje të lira, të drejta, dhe demokratike, madje thirrje të tillë kemi bërë edhe në zgjedhjet e kaluara, por edhe tani, sepse vetëm zgjedhjet korrekte përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit. /Lajmi.net/