Krasniqi: Deputetët kanë arsye të mjaftueshme për t’iu drejtuar Kushtetueses

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka paralajmëruar se nuk do të pret në pafundësi koalicionin PAN, nëse vazhdon të zvarrisë çështjen e zgjedhjes së kryeparlamnetarit.

Lajme

09/08/2017 16:07

Ata kanë thënë se nëse PAN refuzon që edhe më 17 ose 18 gusht të refuzojë pjesëmarrjen në seancë dhe mos ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, atëherë do të shqyrtojë mundësitë tjera juridike.

E për njohësit e funksionimit të Kuvendit dhe Kushtetutës, deputetët e Kuvendit kanë mjaftueshëm argumente që për zvarritjen e procesit të zgjedhjes së kryetar ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Albert Krasniqi hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI),ka thënë për lajmi.net se  PAN duke mos ushtruar të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe insistimi në vetëm një kandidat,ka bllokuar krijimin e institucioneve të reja, është duke rrezikuar funksionimin kushtetues të tyre, që sipas tij, janë disa nga argumentet e mjaftueshme për t’iu drejtuar Kushtetues.

“Koalicioni PAN nuk po ushtron të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, po insiston në vetëm një kandidat i cili në bazë të asaj çfarë është deklaruar nuk ka përkrahjen e shumicës parlamentare, po bojkoton seancën konstituive. Përmes këtyre veprime koalicioni PAN është duke bllokuar krijimin e institucioneve të reja, është duke rrezikuar funksionimin kushtetues të tyre, nuk po i përfaqëson votuesit e saj në institucione dhe nuk po respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur pemës zgjedhjeve”.

“Krejt këto veprime të papërgjegjshme përbëjnë arsye të mjaftueshme që deputetët e Kuvendit t’i drejton Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për sqarime shtesë dhe udhëzime për veprimet që duhet ndërmarrë në situata të tilla”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Nga ana tjetër Korab Sejdiu deputeti i koalicionit LAA, të mërkurën ka thënë se nuk mund ta presin PAN-in pafundësisht.

Ne do të analizojmë shumë thellë të gjitha opsionet juridike që i kemi dhe natyrisht nëse ata nuk i përmbahen propozimit të tyre për të mbajtur seancën më 17 ose 18 gusht, atëherë ndërron loja. Ne do të fillojmë të bëjmë analizat tona juridike, të kuptojmë mirë se cilat janë opsionet … në mënyrë që institucionet tona të konstituohen dhe funksionalizohen”, ka thënë Sejdiu.

Por, sipas Krasniqit nga KDI, e cila monitoron punën e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese nuk mund të nxjerrë ndonjë interpretim tjetër, nga ai i vitit 2014. Sipas tij, nuk ka mekanizëm që i detyron deputetët të marrin pjesë në seancë.

“Megjithëkëtë, nuk mund të pritet që Gjykata Kushtetuese të dal me ndonjë interpretim krejtësisht të ndryshëm nga ajo çfarë ka thënë në aktgjykimet e mëparshme. Nuk mund t’i merret kjo e drejtë e dhënë nga po kjo gjykatë, dhe nuk ka asnjë mekanizëm që detyron deputetët të marrin pjesë në séance”, ka thënë ai për lajmi.net.

Në vitin 2014 Gjykata Kushtuese kishte nxjerr një aktgjykim që sipas tij të drejtën për ta propzouar kandidatin për kryetar të Kuvendit, e ka partia apo koalicioni fitues parazgjedhor.

Në bazë të rezultateve të 11 qershorit, kjo e dejtë i takon koalicionit PAN, e cila në dy vazhdimet e seancës konstituive nuk e ka paraqitur kandidatin e saj. Ndërsa, që ka paralajmëruar se nuk do të jetë prezentë as në seancën e së enjtes./Lajmi.net/