Krasniqi: Dënimi i Mlladiçit, fitore e pjesshme e drejtësisë

Sipas Krasniqit ,shumë aktorë të gjenocidit, sot janë të akomoduar mirë.

Lajme

22/11/2017 19:24

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, dënimin e sotshëm të Mlladiçit nga Gjykata e Hagës, e ka vlerësuar fitore të pjesshme të drejtësisë.

“Drejtësia duhet të jetë e plotë, përderisa nuk do të jetë e tillë, shteti i Serbisë do të jetë burim i luftërave të reja në Evropën Juglindore” ka thënë Krasniqi. Sipas Krasniqit ,shumë aktorë të gjenocidit, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit të Serbisë.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

FITORE E PJESSHME E DREJTËSISË! Dënimi i sotshëm i Mlladiqit në Gjykatën e Hagës është një fitore e pjesshme e drejtësisë, është e pjesshme se nuk është dënuar mekanizmi kryesor që ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim, e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave është planifikuar, është organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e shtetit serb, Serbisë. Madje që të gjitha pushtet e tij, bile edhe ai medial, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë. Madje edhe shumë aktorë të ati gjenocidi, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit. Për të cilët ka shumë fakte e dëshmi të pa kontestueshme se kanë qenë pjesë e mekanizmave të shtetit që kanë ushtruar gjenocid. Shkurt, në ketë rast për të qenë: Drejtësia e plotë për të gjitha viktimat e asaj lufte, madje edhe për shamizezat e Serbisë që paskan reaguar sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta dënoj Serbinë për gjenocidin e ushtruar në gjitha vendet e përmendura më lartë. Vetëm atëherë, Drejtësia do të jetë e plotë. Përderisa kjo nuk ndodh dhe nuk ndodh fuqishëm nga mekanizmat relevant ndërkombëtar, në Serbi nuk do të ketë gatishmëri për t’u shkëputur nga politikat luftënxitëse e të gjenocidit. Drejtësia duhet të jetë e plotë, përderisa nuk do të jetë e tillë, shteti i Serbisë do të jetë burim i luftërave të reja në Evropën Juglindore!