Krasniqi: Alternativat e shkatërrimit dhe e qeverisjes me duar në xhepa nuk janë opsion

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka drejtuar akuza ndaj LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje

Lajme

26/05/2017 17:26

Ai ka thënë se Kosovës nuk i duhet alternativa e thyerjes dhe e shkatërrimit, dhe alternativa e qeverisjes me duar në xhepa, raporton lajmi.net

“Altentariva e thyerjes e krejt asaj qka është arritur, dhe e qeverisjes me duar në xhepa e cila e ka katandisur Prishtinën dhe tash edhe qeverisjen qendrore nuk janë opsion”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi gjithashtu ka thënë se për Kosovën duhet një Fillim i Ri, i cili do të mundësonte zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës.

Kadri Veseli dhe zyrtarë të lartë të PDK-së po zhvillojnë një takim me degën e Prishtinës në Sallën e Kuqe. /Lajmi.net/